Qysh me përdor aplikacionin Apple Translate në iPhone?

nga Flogerta Driza

Aplikacioni Apple Translate, i prezantuar në iOS 14, lejon përdoruesit e iPhone të përkthejnë shpejt midis gjuhëve duke përdorur implementimin e tekstit ose zërit.

Ky aplikacion është një mjet thelbësor për udhëtarët, mirëpo për momentin përfshin vetëm këto gjuhë: Arabisht, Kinezisht, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Japonisht, Koreane, Portugeze, Ruse, Spanjolle. Ja se si ta përdorni.

Së pari, lokalizoni aplikacionin “Translate”. Rrëshqitni poshtë me gisht në mes të ekranit tuaj për të hapur “Spotlight”. Shkruani “Translate” në shiritin e kërkimit që shfaqet, më pas prekni ikonën “Apple Translate”.

Apple TranslateKur Translate të hapet, do të shihni një ndërfaqe të thjeshtë me elementë kryesisht të bardhë.

Image

Për të përkthyer diçka, së pari sigurohuni që të jeni në modalitetin Translate duke shtypur butonin “Translate” në fund të ekranit.

Image

Më pas, do të duhet të zgjidhni dy gjuhët që do t’ju duhen për të përkthyer. Këtë e bëni duke përdorur dy butonat në krye të ekranit.

Image

Butoni në të majtë përcakton gjuhën nga e cila dëshironi të përktheni (gjuha burimore). Butoni në të djathtë përcakton gjuhën në të cilën dëshironi të përktheni (gjuha e destinacionit).

Image

Kur klikoni butonin e gjuhës burimore, do të shfaqet një listë gjuhësh nga gjuhët e përmendura më sipër. Zgjidhni gjuhën që dëshironi dhe më pas klikoni “U krye”. Përsëriteni këtë veprim me butonin e gjuhës së destinacionit.

Pas kësaj, është koha të fusni frazën që dëshironi të përktheni. Nëse dëshironi ta shkruani me një tastierë në ekran, klikoni zonën “Enter Text” në ekranin kryesor të Translate.

Image

Kur ekrani të ndryshojë, shkruani atë që dëshironi të përktheni duke përdorur tastierën në ekran, më pas klikoni “Go”.

Image

Ndërsa, nëse dëshironi ta flisni frazën që doni ta përktheni, klikoni ikonën “Micropjone” në ekranin kryesor të Translate App.

Image

Kur të ndryshojë ekrani, thoni frazën që dëshironi të përktheni me zë të lartë. Ndërsa flisni, Translate do t’i njohë fjalët dhe do t’i shkruajë ato në ekran.

Apple Translate

Kur të keni mbaruar, do të shihni përkthimin që rezulton në ekranin kryesor, pikërisht poshtë frazës që keni thënë me zë ose keni shkruar.

Image

Kushtojini vëmendje Toolbar-it pikërisht poshtë rezultateve të përkthimit.

Image

Nëse klikoni butonin e preferuar (i cili duket si një yll), mund ta shtoni përkthimin në listën tuaj të të Preferuarave. Këtë të fundit mund ta përdorni sërish më vonë duke klikuar butonin “Favorites” në fund të ekranit.

Apple Translate

Nëse klikoni butonin “Dictionary” (që duket si një libër) në Toolbar, ekrani do të kalojë në modalitetin Dictionary.

Në këtë mënyrë, mund të klikoni çdo fjalë individuale në një fjali apo tekst të përkthyer për të parë se çfarë do të thotë. Fjalori mund t’ju ndihmojë gjithashtu të eksploroni përkufizime alternative të mundshme për fjalën e zgjedhur.

Apple Translate

Dhe së fundmi, nëse klikoni butonin Play (një trekëndësh brenda një rrethi) në toolbar, mund të dëgjoni rezultatin e përkthimit të folur me zë të lartë nga një zë i sintetizuar nga kompjuteri.

Image

Kjo ju ndihmon nëse do t’ju duhet që përkthimin t’ia tregoni me zë një banori vendas ndërsa jeni në një vend të huaj. Argëtohuni!