Qysh Me Perdor GPS-in per pushime?

nga Argjenda Selmani

GPS, ose Global Positioning System (Sistemi i Pozicionimit Global), ju mundeson te shihni pozicionimin tuaj ne kohe reale ne harte. Nese merrni paisje te GPS-it me vete per pushime mund te ju kursej shume kohe dhe mundim, vecanerisht ne vendet ku keni problem me gjuhen e shtetit qe vizitoni. Ndiqni hapat me poshte ku shpjegohet se qysh me perdor GPS-in.

Hapi 1 – Ngarkoni hartat e reja

Fatkeqesisht, shume paisje te GPS-it nuk i shkarkojne automatikisht hartat e reja. Kjo do te thote qe duhet te planifikoni paraprakisht se nga do te kaloni ne menyre qe te gjeni dhe te ngarkoni hartat e atyre zonave nga do te shkoni.

Hapi 2 – Planifikoni itinerarin

Lokalizoni emrat dhe adresat e vendeve te rendesishme ne vend pushimin tuaj, si p.sh. hotelin, banken, posten si dhe aeroportin. Ruani keto lokacione ne GPS-in tuaj ne menyre qe te ju referoheni lehtesisht.

Hapi 3 – Perdorni GPS per te ruajtur vendndodhjen e fotografive

Perdorni ndonje program si p.sh. GPS Photo Linker qe te etiketoni secilen nga fotografite tuaja me kordinatat ne te cilat fotografia eshte bere. Nese deshironi dicka me manuale, fotografoni ekranin e GPS-it pasi qe te beni fotografite e deshiruara. (Paisjet si iPhone dhe ekuivalente sot e bejne kete pune automatikisht).

Hapi 4 – Sigurohuni qe paisja e GPS-it eshte e pershtatshme

Ekzistojne shume lloje te GPS-it, secila e dizajnuar per perdorim dhe qellim te vecant. Nese ju nevojitet GPS-i per te gjurmuar lokacionin ne situata kritike, si p.sh. per ngjitje ne male ose lundrim, sigurohuni qe paisja te jete e forte dhe e papershkueshme nga uji. Nese gjithmone do te qendroj ne automobil, keni parasysh te perdorni SAT-NAV ne panelin e makines.