Qysh me përfitu pagesë nga shteti nëse humb punën prej koronavirusit?

nga Argjenda Selmani

Nëse jeni punëtor që jeni pushuar nga puna shkaku i rrethanave të shkaktuara nga koronavirusi, ju mund të përfitoni një pagesë nga shteti tre muajt e ardhshëm. Qeveria e Kosovës ka ndarë shumën prej 130 eurosh për secilin punëtor që ka humbur punën këto ditë shaku i koronavirusit.

Mirëpo, cilat janë procedurat që duhet ndjekur për këtë pagesë nga shteti?

Kjo vlen vetëm nëse keni pasur një kontratë paraprake me punëdhënësin tuaj. Në këtë rast ju duhet të lajmroheni në Zyrën e Punësimit në Prishtinë. Aty duhet të dorëzoni kontratën e punës, vërtetimin e ndërprerjes së punës si dhe llogarinë e bankës, në mënyrë që të shmangen keqpërdorimet me mjetet financiare.

Këtë mund ta bëjë edhe ish-punëdhënësi juaj duke e dorëzuar listën e punëtorëve të larguar nga kompania, përfshirë edhe llogaritë e tyre bankare. Pra, edhe nëse i dorëzon ish-punëdhenësi këto dokumente, paratë prap se prap do të përfundojnë në llogarinë tuaj. Ju vetëm duhet të merrni konfirmimin nga Zyra e Punësimit se kjo procedurë është kryer.

Mbyllja e dytë e koronavirus

Po i afrohemi mbylljes së dytë të koronavirus, ndaj merrni masa. Përgatisni dokumentat e nevojshëm dhe bëhuni gati për të marrë pagesat e nevojshme. Kujdesuni për shëndetin tuaj!

banner