Qysh me përgatitë bakllavë?

nga Argjenda Selmani

Në këtë pjesë të vitit nëpër shumë shtëpi vjen era bakllavë. Mirëpo për të përgatitë një bakllavë të shijshme dhe si duhet ka disa sekrete që duhet t’i dini. Gjithmonë duhet pasur parasysh se bakllava është një nga ëmbëlësirat që merrë më shumë kohë për tu përgatitur. Megjithatë ja vlen mundi për shijen e saj të mrekullueshme.

Më poshtë ne po ju sjellim recetën e një bakllave që pëlqehet nga të gjithë. Nëse e përgatisni, ju bëftë mirë!

Përbërësit për bakllavë

  • 2 vezë
  • 3 të verdha vezësh
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 800 gram miell
  • Pluhur për pjekje
  • 700 gram niseshtë
  • 500 gram margarinë
  • 500 gram arra.

Sherbeti:

  • 2 kg sheqer
  • 1 litër ujë
  • Lëngu i gjysmë limoni.

Vezët përzihen, ku shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë shtohet mielli derisa të formohet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga qdo pjesë bëhen nga 5 toptha, pra 50 toptha. Qdo topth hapet sa një pjatë dhe duke e përmillur me niseshte vihet nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe tëhollohen dike i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njësoj veprohet me të gjithë masën e brumit.

Petët e tëholluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën, duke i spërkatur me një lugë yndyrë. Pasi palohen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Vendosen petët tjera mbi arra. Pritet në formën e dëshiruar. Me lugë shtohet gjalpë i shkrirë mbi. Pjeket në temperaturë 150 gradë për 1 orë e gjysmë. Për përgaditjen e sherbetit vlohet uji me sheqer, shtohet lëngu i limonit. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë caji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet derisa të pihet sherbeti.

 

banner