Qysh me përgaditë biskota me salcë qokollate?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj
  • 100 gram gjalpë
  • 1 pecivë
  • 2 lugë kakaon
  • 1 vezë
  • 3 gota miell
  • Sherbeti:
  • 2 gota sheqer
  • 1 gotë e gjysmë ujë.
  1. Fillimisht e përgatitim sherbetin, gurabijat duhet të jenë të ngrohta ndërsa sherbet i ftohtë.
  2. Të gjithë përbërësit i përziejmë dhe përfitojmë një brumë të butë, ia japim formën.
  3. I vendosim në tepsi për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, pas pjekjës ia derdhim sherbetin.
  4. Pasi ta marrin sherbetin shtojmë sosin e gatshëm  të çokollatës.
Image