Qysh me përgaditë cheesecake me nutella?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • 250 gram biskota të bluara
  • 100 gram margarinë
  • 400 gram nutella
  • 500 gram krem djathi.

Shkrihet një lugë nutella së bashku me margarinën dhe shtohet tek biskotat e bluara. Përzihet mirë dhe rrafshohet në tepsi me ndihmën e ndonjtë gote më fund të rrafshët. Në ndërkohë përziejmë krem djathin me nutellën e mbetur derisa të bëhet masë e njëllojtë. Shtojmë kremin me nutella mbi biskota dhe e lëmë të ftohet për disa orë.