Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me qumësht?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 10 vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 1 sheqer vanillë.

Tunden vezët me sheqer derisa të shkrihet sheqeri. Shtohet qumështi i vakët i cili përzihet mirë me masën e vezëve dhe vendoset në tepsi. Pjeket në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gadë derisa të skuqet masa në sipërfaqe. Largohet nga furra, dhe pritet në katrorë pasi të jetë ftohur.