Përbërësit:
- 3 vezë
- 1 gotë sheqer
- ½ gote vaj
- ½ gote ujë
- 1 pecivë
- 3 gota miell
- 1 gotë qershi
- ½ gote arra të bluara.
Vezët përzihen me sheqer, dhe shtohet vaji dhe uji. Shtohet peciva dhe mielli. Shtohen edhe qershitë me arrat e bluara. Vendoset masa në tepsi të lyer me yndyrë, dhe pjeket në temperaturë 180 gradë.