Qysh me përgaditë kifle të shpejta?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit për 4 persona:

  • 600 gr miell,
  • 1 pluhur paste
  • 1 lugë kripë
  • 1 dl vaj
  • 1 ajkë e thartë
  • 1 tharm e përzier në 2 dl qumësht

Kohëzgjatja e përgatitjes: 15 minuta

Gatimi

  1. Brumi zihet dhe hollohet në formë të pjatës (rrumbullakët).
  2. Preni në 8 pjesë dhe mbështillni.
  3. Nëse doni mund t’i mbushni me djath ose me mbushje tjera sipas dëshirës.
  4. Lëshojeni furrën në 180ºC.
  5. Derisa furra të nxehet brumi pushon mjaftueshëm.
  6. I lyeni me vezë dhe pjekni për 15 minuta.
Image