Qysh me përgaditë krem me fruta per nje pasdite?

nga Argjenda Selmani

Qysh me përgaditë krem me fruta? Nje nga recetat e mia te preferuara po jua sjell me poshte. Ndiqni udhezimet me kujdes dhe do t’ju pelqej pa mase. 

Përbërësit per krem me fruta:

  • 1 kg nga frutat e preferuara
  • 4 të verdha vezësh
  • 250 gram ajkë
  • 50 gram sheqer pluhur.
  • Ndahen pak nga pemët për zbukurim.

Pergatitja:

  1. Pjesa tjetër e pemëve shtypet, kalohet në sitë dhe u shtohet sheqer.
  2. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të dendur.
  3. Në masën e pemëve të shtypura shtohet ajka e tundur dhe të bardhat e vezëve duke i përzier me kujdes derisa të fitohet kremi i njëllojtë.
  4. Kremi vendoset në gota për shërbim.

Informacion per frutat

Të gjitha frutat, nga agrumet tek pjeshkët e qershitë, nga shalqini tek frutat e pyllit, janë ushqim i pazëvendësueshëm. Ato janë të pasura me antioksidantë që kanë efekt mbrojtës mbi shëndetin, janë të pasura me vitamina, kripëra minerale, acide organike dhe esenca aromatike që luajnë rol të rëndësishëm në reaksionet biokimike të organizmit. Frutat përmbajnë dhe karbohidrate, në pjesën më të madhe glukozë, fruktozë dhe saharozë, si dhe fibra e ujë. Ndër mineralet i rëndësishëm është kaliumi.

Vitamina C ndodhet në sasi të lartë në disa fruta, agrume, luleshtrydhe, ananas, kivi. Vitamina A ndodhet në formën e karotenit në frutat me ngjyrë të verdhë në portokall, hurmë, bostan, kajsi. Frutat kanë dhe një veprim të rëndësishëm hidratues, freskues dhe diuretik. Ato veprojnë si tampon për substanca acide toksike të krijuara nga degradimi i mishit dhe ushqimeve yndyrore si dhe metabolizmi i qelizave dhe indeve tona. Pra frutat kontribuojnë në plotësimin e nevojave në karbohidrate, vitamina dhe minerale.