Qysh me përgaditë krofne?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • 200 ml qumësht
  • 200 mll ujë
  • 1 lugë majë buke
  • 2 lugë sheqer
  • 1 sheqer vanillë
  • 2 lugë vaj
  • 4 të verdha veze
  • 700 gram miell.

Vendosen në një enë të thellë qumështi, uji, maja e bukës dhe pak kripë. Përzihen dhe gradualisht shtohen përbërësit e tjerë derisa të gatuhet një brumë i butë. Pasi të jetë gatuar brumi shtrihet në tavolinë me miell. E lëjmë brumin në trashësi 0.5 mm dhe i nxjerrim format me gotë. Lihet brumi në tavolinë derisa të nxehet vaji. Fërgohen derisa të skuqen. Mbi shtohet sheqer pluhur dhe sheqer vanillë. krofne