Qafa është një nga pjesët që së pari e humb elasticitetin dhe fortësinë. Kjo maskë e fytyrës është e dizajnuar sidomos për qafë. Përbërësit e saj e hidratojnë lëkurën, duke ndihmuar rigjallërimin e saj.
Përbërësit:
- 2 lugë mjaltë të papërpunuar
- 2 të kuq të vezës
- 2 lugë vaj ulliri
Përzieni mirë përbërësit në një enë, e aplikoni sipër lëkurës së pastruar në hapësirën e qafës. E lini të veprojë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të ftohtë.