Qysh me përgatitë mëlçi pule me patate – një recetë e shpejtë!

nga Argjenda Selmani

Mëlçi pule me patate janë një kombinim tepër i shijshëm, ndaj po ju sjellim një recetë të thjeshtë, të shpejtë, por edhe shumë të shëndetshme.

Përbërësit për mëlçi pule me patate:

  • 1 kg mëlçi pule me zemra
  • 1 qepë të prerë në feta
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 gjethe dafine
  • 1 shkop kanelle
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 filxhan lëng pule
  • Kripë dhe piper
  • 2 patate të prera dhe të skuqura

Përgatitja:

Para se të filloni përgatitjen mos harroni të pastroni me shumë kujdes të brëndshmet e pulës, mëlçin dhe zemrat. Këto të fundit zakonisht kanë gjak të mpiksur në to, ndaj pastrojini një për një. Patatet mund edhe të mos i skuqni, pra prijini në kubikë dhe shtojani përzierjes.

  1. Nxehni gjalpin dhe shtojini gjethen e dafinës, shkopin e kanellës dhe trazojeni bashkë me qepën e prerë në feta derisa të zbuten. Kujdes qëndroni mbi tigan që të mos ju digjen.
  2. Shtoni mëlçinë dhe zemrat e pulës, kripë dhe piper dhe trazojini sërish.
  3. Gatuajini në nxehtësi mesatare derisa mëlçia të marrë ngjyrë dhe të fillojnë të shfaqen lëngjet e saj.
  4. Shtoni lëngun pule dhe patate e skuqura, nëse dëshironi, patatet prijini në kubik dhe mos i skuqni fare. Mos e lini mëlçin të thahet, por mbajeni gjithnjë me shumë lëng.
  5. Hidheni miellin në një enë dhe shtojini një filxhan ujë dhe pastaj trazojeni që të shkrij e hidheni në tigan. Ziejeni të gjithë masën derisa të bëhet gati gjithçka.
  6. Shërbejeni të nxehtë me Oriz të vermiçelit.
  7. Ju bëftë mirë!