Qysh me përgatitë qofte me pure patatesh?

nga Flogerta Driza

A keni provuar ndonjëherë qofte me pure? Edhe nëse përgjigja është po, ne kemi një recetë që ua sugjerojmë. E lehtë për tu përgatitur por një shije e paharruar nëse provohet njëherë. Prandaj mos hezitoni që ta provoni.

Përbërësit për qofte me pure

  • 500 gram patate
  • 50 gram miell
  • 100 gram proshutë
  • 100 gram gjalpë
  • kripë
  • piper
  • 1 vezë.

Përgatitja e qofteve

Së pari qërohen dhe pastrohen patatet. Pastaj zihen  në ujë të kripur. Pasi të jenë zier, patatet shtypen në formë pureje. Më tej shtohet gjalpi, mielli dhe proshuta. Kur të jetë krijuar një masë homogjene me dorë formësohen qoftet. Forma mund t’ju jepet sipas dëshirës. Mirëpo forma më e lehtë që mund ta bëni është ajo në topa të vegjël, të rrumbullakët.Masa e përgaditur hidhet në gjalpë të nxehtë duke i skuqur qoftet nga të dyja anët.

Nëse preferoni,  mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra. Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  luereni në zjarr derisa salca të jetë gati. Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.