Qysh me përgaditë toptha Rafaello?

nga Argjenda Selmani

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 300 gram kokos
  • 300 gram biskota
  • 6 lugë niseshte
  • 250 gram margarinë
  • 300 gram lajthi apo bajame.

Përzihet magarina me gjysmën e sheqerit pluhur. Ulet niseshtja në 8 lugë qumësht. 1 litër qumësht vlohet, largohet nga zjarri dhe në të shtohet masa e niseshtes së tretur dhe sheqeri pluhur. Kthehet përsëri në zjarrë duke përzier vazhdimisht derisa të marrë valë. Pasi të ftohet në këtë masë shtohen boskotat, arrat dhe margarina e tundur. Nga masa e përgaditur e ftohur nxiren toptha të madhësisë së dëshiruar. Në mes të secilit topth vendoset nga një lajthi apo bajame, u jepet forma e rumbullakët përsëri. Kalohen në kokos apo në qokollatë sipas dëshirës. rafaello