Qysh me përgaditë trofta të marinuara e të pjekura në tavë?

nga Flogerta Driza

Keni provuar trofta të marinuara? Jo vetëm që janë fantastike në shije, por pasi të gatuani këtë recetë nuk do doni t’i gatuani troftat në mënyrë tjetër:

Përbërësit për trofta të marinuara:

  • 5 trofta
  • Verë e kuqe
  • Hudhër
  • Majdanoz
  • Limon
  • Kripë
  • Piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Së pari pastrojmë troftat dhe i thajmë me letër kuzhine. Kriposini nga të gjijtha anët me shumë kujdes. Në masën e vajit të ullirit hidhni verë të kuqe, piper dhe kërtë përzierje hidheni mbi troftat. Futini në një enë, ose qese dhe lërini të marinohen me kujdes në vend të freskët për disa orë. Pasi të jenë marinua vendosini në tepsi dhe piqini.

Ndërsa piqet, shtoni lëngun e marinimit sipër troftave dhe futini sërish në furrë të nxehur për tu pjekur në 180 gradë për 20 minuta. Në një enë tjetër hidhni vaj ulliri, uthull, majdanoz, hudhër të shtypur dhe limon. Përziejini miër dhe kur të nxirni troftat nga tava hidheni këtë përzierje sipër tyre. Shoqërojeni me verë të kuqe. Ju bëftë mirë!

Informacion:

Trofta është e përshtatshme për të gjitha llojet e gatimeve: tiganisje, valë, pickling, stewing, avullim, pjekje ne tave. Mishi i troftës mund të thahet dhe të shërbejë si meze për pije alkoolike.