Qysh me përgatitë biskota me mollë?

nga Flogerta Driza

A keni provuar ndonjëherë bisokta me mollë? Vjeshta është stina e mollëve. E përpos konsumimit si fryt e reqelit, ju mund të përgatisni edhe biskota me mollë. Receta e biskotave që ne po ju prezantojmë është e lehtë për tu përgatitur. Këto bisokota janë tejet të shijshme. Ato mund të shoqërohen me çaj ose kafe. E mira e kësaj recete është se edhe përgatiten shpejt.

Përbërësit për biskota me mollë

– 120g sheqer
– ½ lugë çaji ekstrakt vanilje
– 4 vezë
– 200g margarinë
– 500g miell
– 1 lugë çaji pluhur gatimi
– 3 mollë

Përgatitja

Për bisokta me mollë së pari, përzieni vezët, sheqerin dhe vaniljen me mikser. Përziejen bëjeni derisa të bëhet masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë arritur ajo shtoni margarinën dhe përzieni sërish. Në funs, për trashje të brumit shtojeni miellin dhe pluhurin e gatimit dhe përziejeni me lugë. Pastaj qëroni mollët, prejini ato në kuba të vogël dhe shtojini në përzierje. Pastaj nga brumi i krijuar ndani në biskotat. Atyre mund t’ju jepni forma sipas dëshirës. Qoftë me dorë apo qoftë duke i prerë me forma adeukate të kuzhinës. Në një tepsi shtroni një letër kuzhine. Pastaj aty vendosni bisoktat. Kini kujdes të mos i vendosni biskotat afër njëra-tjetrës. Në mënyrë që ato mos të digjen.

Piqeni në 200 gradë Celsius për 10-15 minuta, në një furrë të cilën e keni ngrohur paraprakisht. Ju bëftë mirë!