Qysh me përgatit domate të vogla të mbushura?

nga Flogerta Driza
Në këtë artikull gjeni një recetë të lehtë dhe tejet të shijshme. Nëse s’keni provuar domate të vogla të mbushura ka ardhur koha. Jemi në sezonin e perimeve, kur të gjithë mundohemi të hamë ushqime sa më të freskëta dhe të shëndetshme.

Përbërësit:

24 domate të vogla
2 lugë gjelle vaj ulliri extra-virgin
¼ lugë çaji me piper të kuq
Kripë
Dajth feta të prerë në kube të vogla
1 lugë gjelle ulliri të zi
¼ mente të freskët të ndarë

Si të përgatisim domate të vogla të mbushura?

Së pari, largojeni pjesën e sipërme të domateve dhe lajeni mirë. Si për secilën perime tjetër edhe për domatet pastrimi me kujdes ka shumë rëndësi. Pastaj filloni procesin e prerjës. Prisni pjesën e fundit të domates në mënyrë që përbërësit që do të hidhni brenda të rrinë të sheshtë. Pra krijoni një hapësirë për to.
Pastaj vendosni domatet në një tavë. Pasi t’i keni vendosur dokumentet hidhni vajn e ullirit, piperin e kuqë dhe kripën. Pastaj vendosni djathin në feta të prerë në kube brenda secilës domate me rradhë. Kur të keni përfunduar shpërndarjen e djathit futeni tepsinë në furrë. Domatet e mbushura me djath mbani në furrë rreth dy minuta.
Pasi ta nxirni nga furra shtoni gjethet e freskëta të mentes për zbukurim. Servojeni pasi ta keni lënë të fohet pak. Domatet në këtë pikë zbutën dhe shkrirja e djathit i jep shije të mrekullueshme. Shijoni këtë recetë me domate të vogla të mbushura. Ju bëftë mirë!