Qysh me përgatit ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer?

nga Flogerta Driza
Ëmbëlsirat më të mira bëhen edhe pa miell dhe sheqer. Vetëm nga përbërësit natyral. Besoni ose jo, pa miell dhe sheqer. A keni ngrënë ndonjëherë ndonjë ëmbëlësirë të tillë? A besoni një ëmbëlësirë pa miell dhe sheqer mund të jetë e shijshme?
Ky desert vërtet të mirë bëhet shumë lehtë.  Ndërsa receta ka arritur nga Amerika Latine. Ajo është shumë e famshme në ato vende mirëpo ka arritur të shpërndahet edhe në vende të tjera. Ne e adhurojmë, sepse bëhet lehtë dhe për gatimin e saj ju nevojiten vetëm këto gjëra:
Përbërës:
– 4 vezë,
– 2 portokaj,
– 200 kokrra arra, bademi, lajthie apo kokosi,
– Gjysmë luge e vogël sodë buke.
Për mbushje:
– 100 gramë çokollatë të zezë,
– 200 ml ajkë neutrale për zierje.
Përgatitja:
Së pari portokajtë fundosni në tretje të sodës së bukës dhe lërini të qëndrojnë gjysmë ore. Kështu do të bëni pastrimin e thellë të tyre dhe ata janë gati për përdorim. Pastaj zini rreth gjysmë ore derisa të zbuten. Kujdes të mos i zeni tepër sepse kjo do ta dëmtojë recetën. Pasi të jenë zier bluani mirë në blender. Pasi të jeni bluar portokajt shtoni vezët dhe frutat arrore të cilat i keni bluar më parë dhe pak sodë buke. Piqni në 200 gradë rreth 20 minuta.
Në shportë zieni ajkën neutrale dhe në të shtoni çokollatën derisa të shkrihet. Pasi të jetë shkrirë hidhjani sipër ëmbëlsirës së përgatitur dhe të ftohur. Ftoheni në frigorifer dhe servireni. Kështu ëmbëlësira unike është gati. Kujdo që do të ja servoni do të ngelet i mahnitur nga shija e saj.