Qysh me përgatit fasule me mish të thatë – recetë unike!

nga Flogerta Driza

Ne po ju sjellim nje tjeter variant te fasuleve – fasule me mish të thatë. Besoj se nuk ka familje shqiptare qe te mos gatuaj fasulet te pakten 1 here ne 10 dite apo 2 jave, sidomos tani qe po vjen dimri. 

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë

Fasule me mish te thateReceta eshte marre nga blogu i Ballakumes dhe eshte modifikuar nga UneGatuaj bazuar ne shijet personale.

Perberesit:

  • 250gr fasule te thata
  • 1 qepe mesatare
  • pjesen e bardhe te 1 preshi
  • 100gr mish te thate
  • 2 luge salce domatesh
  • pak spec te kuq jodjeges (paprika)
  • vaj ulliri ekstra i virgjer
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

​Pergatitja:

Ja si të përgatisni fasule me mish të thatë. I vendosim fasulet ne nje tas te mbushur me uje te ftohte dhe i leme per gjithe naten ne menyre qe te zbuten. Te nesermen, i kullojme, i shplajme dhe i hedhim ne nje tenxhere me uje te ftohte te bollshem bashke me qepen e prere ne copa te trasha. E vendosim tenxheren mbi zjarr dhe e ziejme per afer 2 ore ne zjarr mesatar, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme.

Presim ne rrathe preshin dhe ne kubik mishin e thate. I kaverdisim ne pak vaj ulliri dhe ja shtojme fasuleve. Shtojme edhe salcen e domateve, specin pluhur jodjeges dhe pak kripe dhe i ziejme fasulet edhe per 20 minuta te tjera. I servirim te ngrohta sperkatur me pak piper te zi te sapobluar dhe vaj ulliri ekstra te virgjer.

Me fasulet qe na teprojne, mund te bejme nje salce shume te shijshme fasulesh te cilen e servirim mbi buke te thekur: I reduktojme fasulet ne pure me ndihmen e nje mikseri elektrik dhe lyejme me te buken duke e shoqeruar me feta qepe te kuqe dhe feta.