Qysh me përgatit gjellë me bizele, patate dhe karrota?

nga Argjenda Selmani

Per nga shija kjo gjelle te kujton pranveren… bizelet e sapodala, te vogla, te cilat shoqerohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper te fresket.

Kur eshte sezoni i tyre, une ble 5 apo 6 kg, i qeroj, i ndaj neper racione me nga 250gr dhe i fus ne ngrirje ku mund te ruhen edhe per 1 vit. Mund te blini edhe bizelet e ngrira qe gjeni neper raftet e akullit ne supermarket, te cilat jane po aq te shijshme sa ato te fresketat (gjithmone duke supozuar qe nga momenti i vjeljes deri ne ngrirje nuk ka kaluar me shume se 2 ore)!

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë

Përbërësit:

  • 300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla
  • 250gr bizele te ngrira (ose te fresketa)
  • 3 patate, te ndara ne 6 pjese
  • 3 karrota, te prera ne feta
  • 2 qepe te njoma, te prera holle
  • 1 dege selino, e prere holle
  • 1 luge gjelle koncentrate domatesh
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • koper e fresket, e grire imet

​Përgatitja:

Ne nje tenxhere gjelle me bizele kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, koncentraten e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion.

Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e grire dhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.  Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar. E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.