Qysh me përgatit lëngun që freskon trupin dhe shkrin kilogramët?

nga Argjenda Selmani

Temperaturat e larta bllokojnë oreksin. Për t’jua lehtësuar punën në kuzhinë dhe për t’u ushqyer me kalori të shëndetshme, ju sjellin recetën që ju freskon dhe ju ndihmon të humbisni peshë.

Përbërësit:
  • 2 grushte spinaq;
  • ½ e gotës mjedra;
  • ½ ke trangullit (i paqëruar);
  • disa gjethe mente;
  • një lugë lëng limoni ose portokalli.
Përgatitja:
  1. Pastroni pemët dhe perimet;
  2. Mjedrat dhe trangullin e preni në copëza;
  3. Të gjithë së bashku i hidhni në blender;
  4. Përzieni mirë gjithçka.

Lëngu përmban: hekur, fibra, proteina, elektrolite, kalium, magnez, vitamina K,A,C,B1 i B6, acid folik dhe flavonoide.