Qysh me përgatit leqenik të mbushur me panxhar?

nga Argjenda Selmani
Si me përgatit leqenik të mbushur me panxhar. Nëse çdo mëngjes mendoni se cili ushqim është i shëndetshëm dhe çfarë do të duhej të gatuani për kafjall, kjo është receta e duhur për ju.

Përbërësit për leqenik:

  • 2 vezë;
  • 4 lugë miell misri;
  • 3 lugë miell buke;
  • ½ pluhur për ëmbëlsira;
  • 50 ml vaj;
  • 100 g ajkë të thartë;
  • 50 ml ujë të gazuar;
  • kripë. Për shtesë: – 1 tufë panxhar;
  • 1 vezë;
  • 1 lugë grizë.
leqenik të mbushur me panxhar

Përgatitja:

Me perberesit qe keni filloni me pergatitjen e leqenikut. Merrni panxharin dhe lajeni, hiqjani bishtat dhe ziejeni në avull qe te zbutet. Priteni imët dhe shtojini gjizë, vezë si dhe hidhni pak kripë apo edhe piper nese deshironi. Tundni vezët, bashkoni miellin e misrit dhe miellin e bukës me pluhurin e ëmbëlsirave. Pastaj shtoni vajin, ajkën e thartë, ujin e gazuar dhe pak kripë dhe përzieni mirë derisa te krijohet nje mase disi e trashe. Hidheni në një tepsi të vogël në të cilën më parë keni vendosur letër për pjekje dhe pak gjalp. Me një lugë të vogël nxirrni panxharin dhe vendoseni në brumë duke bërë një distancë të vogël ne menyre qe te mos ngjitet me tepsine. Sipër mund të shtoni disa fara susami, por gjithmone sipas deshires suaj. Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë. Sherbejeni te ngrohte dhe ju bëftë mirë!