Qysh me përgatit makarona të shijshme me djathë?

nga Flogerta Driza

Makarona të shijshme me djathë – Basketbollisti i famshëm Shaquille O’Neal, është i njohur edhe si gurman i madh, ndërkaq recetën e vet të preferuar për makarona me djathë gjithmonë e ndanë dhe ua rekomandon të gjithëve. Konsumoj shumë mish pule dhe peshk. Mirëpo, ndonjëherë dëshiroj veten ta qeras me këta makarona. Mund të hahen në situata formale dhe jo formale. Shkurt, në çdo moment – ka thënë me një rast.

Përbërësit për makarona të shijshme me djathë:

  • 1 paketim makarona (të shkurtër);
  • 1 lugë vogël vaj ulliri;
  • gjysmë luge e vogël kripë;
  • gjysmë filxhani gjalpë;
  • 1 lugë e vogël miell;
  • 1- 1,5 e filxhanit qumësht;
  • 1 vezë;
  • 500 gramë kaçkavall, sipas dëshirës;
  • 500 gramë cedër;
  • 1 filxhan thërrmija buke.

Përgatitja:

Në një tenxhere të madhe vloni ujin, pastaj zieni makaronat me vaj. Qitni kripë sipas dëshirës. Kulloni. Në tigan shkrini gjalpin në temperaturë të ulët. Shtoni miellin dhe përzieni 1 minutë. Shtoni një filxhan qumësht dhe vezën. Sërish përzieni 1 minutë. Shtoni kaçkavallin dhe gjysmën e cedrit dhe përzieni derisa të shkrihen. Shtoni makaronat e zier në salcë dhe përzieni në temperaturë të ulët. Provoni dhe shtoni kripë nëse e shihni të nevojshme. Nxehni furrën në 220 gradë Celsius. Të gjitha bashkë qitni në tepsi, grini pjesën e mbetur të cedrit dhe shtoni thërrmijat e bukës dhe piqni 30 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të gështenjtë. Ju bëftë mirë!

banner