Qysh me përgatit një sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado?

nga Argjenda Selmani

A doni sanduiç të shijshëm me tuna dhe avokado? Mos kërkoni larg, po ju sjellim ne një recetë fantastike dhe shumë të thjeshtë. Pastaj si mund t’i rezistoni avokados pasi ta keni shijuar.

Përbërësit për një sanduiç të shijshëm:

  • 1/3 avokado
  • ½ lugë gjelle lëng limoni
  • 120g tunë e konservuar
  • 2 rriska domate
  • Marule
  • 1 qepë e kuqe
  • 2 rriska bukë të bardhë
  • Kripë dhe piper të zi, varësisht nga shija
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

  • Me duart tuaja, ndajeni marulen në copa të vogla. Qepët prijini në formë gjysmë hëne.
  • Njërën anë të secilës rriskë të bukës lyejeni me vaj ulliri.
  • Avokadon shtrydheni me pirun dhe shpërndajeni barabar në bukë. Shtoni domaten, qepët, tunën dhe marulen në sandviç. Spërkateni me kripë, piper dhe lëng limoni – Mbulojeni sandviçin me rriskën tjetër të bukës.
  • Bëni gati një smoothie me fruta. Zakonisht preferoj banane dhe luleshtrydhe, me pak qumësht bajameje dhe mjaltë. Mund edhe të zgjdhni smoothie të bërë nga perime. Zgjedhja është juaja.
  • Shërbejeni tostin e ngrohtë dhe shijojeni me smoothien. Ju bëftë mirë!

Kjo është mënyra më e lehtë e pastrimit dhe e përgatitjes së avokados:

1. Lajeni mirë frutin në mënyrë që të eliminoni të gjitha papastërtitë.
2. Priteni pjesën e vogël të majës së avokados.
3. Mbajeni me njërën dorë nga ana e sipërme, me dorën tjetër sipas gjatësisë priteni përgjysmë. Filloni nga ana e ngushtë.
4. Bërthamën mund t’ia nxirrni nga mishi i frytit me ndihmën e lugës.
5. Priteni një pjesë të lëvores me thikë dhe qërojeni frytin – për këtë nuk do t’ju nevojitet thika, duke pasur parasysh që qërohet lehtë me dorë.
6. Priteni në feta.
7. Sipas nevojës spërkateni me lëng limonin në mënyrë që të marrë ngjyrë të errët.
8. Përdorni vetëm pjesët e verdha.

banner