Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe për mëngjes?

nga Argjenda Selmani

Qysh me përgatit palapeta të shijshme me kafe? Palapetat me kafe apo jo, janë ndër të preferuarat e mia. Megjithatë, po ju sjell sot një recetë super interesante dhe të shijshme. Provojeni!

Përbërësit për palapeta

– 240g miell
– 1 lugë gjelle pluhur kafeje
– 2 lugë gjelle sheqer
– 1 lugë çaji pluhur për gatim
– 30 gr gjalpë
– 1 gotë qumësht
– 1 vezë
– Kripë 

Përgatitja: 

– Në një enë të thellë përzieni miellin, pluhurin e kafesë, sheqerin, pluhurin për gatim dhe pak kripë. Përziejeni për pak minuta derisa të krijohet brum homogjen për palapeta.
– Shkrijeni gjalpin në një enë më vete.
– Gjalpin e shkrirë dhe qumështin shtojeni në enën e parë, pastaj shtojeni edhe vezën në të njëjtën enë.
– Përziejeni mirë me mikser. Brumi nuk duhet të jetë shumë i lëngshëm.
– Një lugë gjelle të brumit hidheni në tiganin e nxehtë. Kur shihni flluska të vogla që shfaqen në palapetë, rrotullojeni.
– Palapetën lëreni në tigan derisa ana tjetër të marrë ngjyrë të kaftë të artë. 

Ju bëftë mirë!