Qysh me përgatit kombinimin e veçantë patate me hithra dhe erëza?

nga Flogerta Driza

Patate me hithra është një recetë e thjeshtë që i përshatet stinës së tanishme. Përveç hithrave mund t’i shtoni pak djath kaçkavalli ose erëza të tjera. Provojeni e na jepni mendimin tuaj. Ja cila është receta e si përgatitet:

Përbërësit për patate me hithra:

  • 500 gr patate,
  • 200 gr gjethe hithrash të freskët,
  • 1 qepë e njomë,
  • 1 hudhër e njomë,
  • kripë dhe piper i zi dhe rigon,
  • 2 lugë gjelle miell misri,
  • piper i kuq dhe një karrotë

Përgatitja:

Hapi 1 – Pastrojini hithrat dhe kalojini në ujë të valë për disa minuta. Më pas kullojini e pritini imët gjethet e hithrave.
Hapi 2 – Qepën e hudhrën grijeni imët e më pas fërgojini. Shtoni edhe karrotën e prerë në rrathë e më pas edhe hithrat e grira. Mund të shtoni edhe djath kackavalli, por këtë po e lëm të gjithën në duart tuaja.
Hapi 3 – Përziejini mirë të gjitha e më pas shtojuni edhe miellin e misrit dhe pak ujë.
Hapi 4 – Tavën lyejeni me vaj e mbi të shtroni hithrat e përgatitur bashkë me patatet.
Hapi 5 – Piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta ose derisa të skuqen patatet. Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me një gotë verë të kuqe. Ju bëfshin mirë!