Qysh me përgatit për 15 minuta recetën e vjetër për Rahat-Llokume?

nga Flogerta Driza

Qysh me përgatit Rahat-Llokume? Është shumë e lehtë të përgatitet ky desert i vjetër të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar. Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë.

Përbërësit për Rahat-Llokume:

  • 380 ml ujë;
  • 300 g sheqer;
  • 250 ml lëng portokalli;
  • 140 g nisheste;
  • 3 lugë lëng limoni, për t’i qitur sipër;
  • 3 lugë nisheste;
  • 1 lugë sheqer.

Përgatitja:

Përzieni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin dhe shtoni nishestenë. Të gjitha hidhini në pllakë shporeti dhe vazhdimisht përzieni derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu. Masën hiqeni nga pllaka dhe shtoni 3 lugë lëng limoni dhe të gjitha përzieni mirë. Pastaj qitni në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lini të ftohen. Kur të ftohen, pritni në kube dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit.