Qysh me përgatitë peshk me domate në tigan?

nga Flogerta Driza

A dini  me përgatitë peshk me domate në tigan? Kjo është një recetë të cilën unë preferoj ta gatuaj në tavë, por del shumë e shijshme edhe në tigan. Ndaj, po ju tregoj më poshtë këtë recetë fantastike:

Përbërësit për peshk me domate

  • 500gr peshk merluc
  • 1 kokërr qepe e ëmbël
  • 2-4 thelpinj hudhre
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri sipas dëshirësh
  • Domate pomodorini të ngjyrave të ndryshme
  • 20 gr kaperi

Përgatitja:

Së pari, për të nisur këtë recetë duhet të pastrojmë peshkun dhe sigurisht ju sugjerojmë që peshku të jetë i freskët. Peshkun prijeni në fileto dhe hidhini pak kripë e piper dhe dy thelpinj hudhre të prera që të marinohet peshku. Pastaj e hedhim në tigan dhe e kaurdisim peshkun dhe qepën e prerë hollë derisa të fillojë të zverdhet.

Më pash shtoni domatet e prera, hudhrat e prera hollë dhe i kuqim për dy ose tre minuta. Shtojmë filetot e peshkut dhe i vendosim kapakun tiganit dhe e lëm të përgatitet në zjarr të avashtë. Pas 7 minutash ktheni filetot e peshkut me kujdes dhe lërini edhe për 5 minuta. Shtoni kaperin e shpëlarë dhe kripë e piper. Kjo është një recetë që pëlqehet nga të gjithë. E jo vetëm nga adhuruesit e peshkut. E mira është që edhe përgatitet shumë lehtë Ju bëftë mirë!