Qysh me përgatit picën dietike pa gluten sipas Kourtney Kardashian?

nga Flogerta Driza

Dyzetvjeçarja e adhuron picën dietike pa gluten. Edhe pse është në dietë ajo tenton të rikrijojë shijen origjinale të picës, por me synim për ta bërë atë dietike.

Në web-sajtin e vet Poosh ka ndarë recetën për picën dietike pa gluten për të cilën nevojiten 40 deri 45 minuta ta gatuani. Shikoni recetën për picë të Koyrtney Kardashianit, së cilës ia ka borxh linjën e përsosur pas tri shtatzënive:

Për kore:

– 2 filxhanë lulelakër të grirë në rende;
– 2 filxhanë parmezan;
– 1 vezë;
– 1 lugë e vogël hudhër pluhur;
– 1 lugë e vogël shafran;
– pak kripë.

Përbërësit për picë:

– 1 filxhan mozzarellatë grirë;
– 1 filxhan djathë ‘cheddar’;
– gjysmë filxhani borzilok;
– spec i freskët;
– vaj ulliri;
– disa fletë borziloku për zbukurim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Poosh (@poosh) on

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 200 gradë Celsius.
2. Fërgoni lulelakrën pesë deri dhjetë minuta dhe shtoni kripën.
3. Qiteni lulelakrën në enë.
4. Shtoni parmezamin, vezën, hudhrën, shafranin dhe përzieni mirë.
5. Formoni brumin në formën e dëshiruar të kores. Lulelakra të jetë mirë e integruar në tretje.
6. Piqeni koren në 200 gradë celsius rreth 20 minuta.
7. Nxirreni koren nga furra dhe shtoi djathërat dhe borzilokun dhe futeni në furrë edhe pesë deri shtatë minuta derisa djathi të shkrihet.
8. Sërish nxirreni nga furra dhe shtoni fletët e borzilokut, spërkateni pak me vaj ulliri dhe zbukurojeni me spec të freskët.
9. Servireni dhe kënaquni. Ju bëftë mirë!