Qysh me përgatit rolatë me boronica?

nga Argjenda Selmani
A keni ngrënë ndonjëherë rolatë me boronica? Ky është një desert të cilin do ta dëshirojë e gjithë familja! Një recetë që mund ta shijoni edhe duke pirë kafe. Madje është shumë e thjeshtë edhe për tu përgatitur. Ju duhen vetëm 30 deri në 40 minuta.
Përbërësit për rolatë me boronica
– 5 vezë;
– 5 lugë miell;
– 3 lugë vaj;
– 150 gramë boronica;
– 250 gramë krem vaniljeje.
Përgatitja e ëmbëlsirës
Së pari tundni vezët mirë me mikser. Pastaj shtoni vajin, miellin dhe përhapeni në tepsi të lyer. Shtrijeni në gjithë tepsinë dhe piqeni në 200 gradë Celsius rreth 15 – 20 minuta. Në ndërkohë përgatiteni boronicën me krem vaniljeje. Së pari pastroni boronicat. Në një enë derdhni kremin e vaniljes dhe përzijeni. Aty shtoni boronicat. Pastaj rolatën e nxehtë nxirreniqë të ftohet. Pasi të jetë ftohur shpërndajeni mbi të kremin me boronica. Mbështilleni ngadal dhe lëreni që të ftohet mirë. Pasi të jetë ftohur në frigorifer është e gatshme për servim.
Mos harroni se boronicat përmbajnë vitamina C, E dhe A dhe vitamina B komplekse. Ato i përmbajnë mineralet bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium. Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat ju ndihmojnë që të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit, ta ruani shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe madje edhe ju ndihmojnë që ta zvogëloni sasinë e kilogramëve të tepërt. Ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe është lehtë t’i përfshini në dietë.