Qysh me përgatit sallatë proteinash?

nga Argjenda Selmani

Kur është hera e fundit që keni ngrënë sallatë proteinash? Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar. Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes.

Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka zbuluar për revistën “Esquire” që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyer i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë.

Përbërësit e nevojshëm (për një person)

  • 100 gr qiqra të ziera,
  • ½ kastraveci të vogël,
  • ½ domateje të vogël,
  • 2 feta qepë,
  • kripë dhe piper sipas dëshirës,
  • 1 lugë vaj ulliri,
  • fletë borziloku për dekorim.

Përgatitja

Së pari për përgatitjen e kësaj sallatë me protenia, vendosni të gjitha në ujë. Në këtë mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës. Pastaj grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat.
Pastaj përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit.

A e dini se..

Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.