Qysh me përgatit sallatë verore me ullinj, limona dhe presh të skuqur?

nga Flogerta Driza

Sallatë verore me ullinj, presh dhe limona nuk duhet te mungoj ne asnje vakt ne dimer ne shtepine e mamase sime, e cila i pregatit çdo vit vet ullinjte! Mund te pregatitet me limona, portokalle, ose nje kombinim i te dyjave.

Vetem se nuk duhet te qendroj per shume kohe ne frigorifer duke qene se i humbet shija dhe preshi zbutet me teper se duhet.

Racione: 4 persona
Vështirësi: e thjeshtë

Përbërësit per sallatë verore me ullinj:

  • 250gr ullinj
  • 1 presh, i prere ne shirita te holle
  • 1/2 limoni, i prere ne feta
  • rigon
  • vaj ulliri

​Përgatitja:

Ne nje tigan kaverdisim ne zjarr mesatar preshin me pak vaj ulliri derisa te zbutet dhe te marre ngjyre. Hedhim ne nje tas ullinjte, shtojme preshin, fetat e limonit, pak rigon dhe i perziejme te gjitha shume mire. Sallate e ruajme ne nje tas me kapak ne frigorifer dhe e konsumojme per maksimumi 3 dite. Kosto per 4 persona: 100 lek te reja.