Qysh me përgatit sanduiç Monte Kristo nga përbërës të zakonshëm?

nga Argjenda Selmani
Sanduiç Monte Kristo – a keni dëgjuar për këtë lloj sanduiçi? Përgatit nga përbërësit e zakonshëm diçka të pazakonshme dhe do të arrish të kesh kombinim magjik krokant, kore të arta nga jashtë dhe djathë të shkrirë nga brenda. Mund të themi që ai është hibrid i tostit francez dhe proshutës klasike të sanduiçit me djathë.

Përbërësit:

  • 4 feta buke për tost;
  • 2 lugë majonezë;
  • 1 lugë mustardë;
  • 4 feta proshutë;
  • 4 feta mish të tymosur gjeldeti;
  • 2 feta emmentaler apo gauda;
  • 2 vezë;
  • 240 ml qumësht;
  • 2 lugë gjalpë;
  • sheqer pluhur.

Përgatitja per një Sanduiç Monte Kristo

Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë ose nëse dëshironi edhe me pak gjalpë e kripë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës. Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dyja anët. Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të piqni sandviçët derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dyja anët. Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në formë diagonale. Qitni pak sheqer pluhur. Më të guximshmit mund t’i hedhin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat, megjithatë gjithçka është në dorën tuaj. Shijojeni si dëshironi. Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë. Ju bëftë mirë!
banner