Qysh me përgatit speca të fërguara shoqëruar me djathë?

nga Flogerta Driza

Ku ka më të mira se speca të fërguara dhe me djath. Sidmos tani kur jemi në sezonin e tyre. Edhe pse është një recetë mjaftë e thjeshtë, ka disa teknika apo mëlmesa që ja shtojnë shijen. Ne po ju rekomandojmë recetën tonë për speca të fërguar. një recetë që ju bën të lëpini gishtat!

Nëse dëshironi speca të fërguara mund t’i bëni më pak vaj dhe pastaj t’i fusni në furrë. Sot ju kemi sjellë një recetë fantastike:

Përbërësit për speca të fërguara :

– 3 speca;
– 3 feta djathë;
– 2 thelpinj hudhre;
– 1 vezë,
– rigon;
– domate;

Përgatitja:

Së pari, pastroni specat mirë e mirë. Pastaj butësisht thërrmojeni djathin. Tutje shtoni hudhrën e grirë imët, vezët dhe rigonin dhe të gjitha bashkoni mirë. Pastaj specave një nga një pritjani bishtat dhe pastroni nga farat. Mbushni me përbërjen nga djathi dhe fërgoni shkurt nga të gjitha anët në vaj, të mbuluar. Para përfundimit shtoni domatet, të cilat gjithashtu i keni larë dhe grirë në copa të vogla. Specat e fërguar me vezë  dhe domante shërbejni me bukë të ngrohet shtëpie. Ose edhe me bukë  të  rreshkur. Kjo recetë është shumë  e preferueshme për mëngjes. Mund të themi se është një nga mëngjeset më të preferuara të shqiptarëve. Ju bëftë mirë!