Qysh me përgatit Sultjash, ëmbëlsirën e preferuar të shqiptarëve?

nga Argjenda Selmani

Sultjash – nje nder embelsirat e preferuara te shqiptareve, kjo sepse eshte edhe shume e lehte per tu pergatitur. Pastaj, shpesh nenat tona na e kane pergatitur kur kemi qene femije dhe kjo lidhet direkt me kujtimet tona feminore.

Me poshte po ju tregojme cila eshte receta dhe si pergatitet kjo embelisre e thjeshte, por kaq e dashur per tavolinat tona. Mos harroni se ka disa lloje sultjashesh te cilat mund te pergatiten ne menyra te ndryshme.

  • Racione: 8 persona (8 kupa)
  • Vështirësia: e thjeshtë

Perberesit per Sultjash:

  • 200gr oriz
  • 8 luge gjelle sheqer kaf
  • 1.5l qumesht
  • 1 pako te vogel vanilje
  • lekuren e 1/2 limoni
  • reçel per shoqerim (luleshtrydhe, manaferre etj)

​Pergatitja:

Ziejme orizin ne rreth 1.5liter uje pa kripe per 20 minuta derisa te zbutet plotesisht dhe ta kete thithur  komplet ujin. Shtojme qumeshtin, lekuren e limonit, sheqerin, ulim zjarrin ne minimum dhe e leme edhe per 20 minuta te tjera duke e perziere vazhdimisht ne menyre qe mos te na ngjitet ne fund te tenxheres. Ne fund shtojme edhe vaniljen pluhur. E shperndajme sultjashin neper kupa (tasa) dhe e leme te ftohet plotesisht. Perpara se ta servirim, i hedhim siper nje apo dy luge nga reçeli yne i preferuar. u befte mire!