Qysh me përgatit tavë me patëllxhane dhe bamje?

nga Flogerta Driza

Patëllxhane dhe bamje, jane nje kombinim super i shijshem sidomos per stinen e veres. Plot me vlera ushqyese, sot po ja u sjellim te gatuara ne tave. Idealja do te ishte te gatuheshin ne tave balte, e cila i jep nje shije te jashtezakonshme.

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
    Tave me bamje dhe patellxhan

Perberesit

  • 500gr bamje, te pastruara
  • 500gr patellxhan, te prere ne feta gjatesore
  • 1 qepe te madhe, te grire trashe
  • 4 domate mesatare, te grira ne mikser
  • mish viçi i ziere paraprakisht (mund edhe ta pergatisni taven pa mish)
  • 100gr djathe te bardhe, te therrmuar
  • disa feta domate
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • rigon te thate
  • majdanoz te fresket, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • 4 luge gjelle uthull

Tave me bamje dhe patellxhan

Qysh me përgatit tavë me patëllxhane dhe bamje?

Bamjet e pastruara i vendosim ne nje ene me uje te ftohte ku shtojme 2 luge gjelle uthull dhe i leme per 10-15 minuta. Te njejten gje bejme edhe me patellxhanet e prere ne feta per se gjati. Pasi ka kaluar kjo kohe, i shplajme bamjet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i kaverdisim lehtesisht me dy luge gjelle vaj ulliri ne zjarr mesatar duke i perziere shpesh. I heqim dhe i leme menjane.

Shplajme patellxhanet nen uje te ftohte te rrjedhshem, i thajme mire dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre nga te dyja anet. Si alternative mund edhe ti pjekim ne furre ose ti skuqim. I heqim dhe i leme menjane. Kaverdisim qepen ne vaj ulliri derisa te zbutet duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme domatet e reduktuara ne purè, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, majdanoz te fresket dhe e leme derisa te trashet pak.

Ne fund, shtojme edhe mishin e ziere. Shtrojme ne tave gjysmen e harxhes, hedhim bamje, shtojme gjysmen e mbetur te salces dhe siper vendosim fetat e patellxhaneve te pjekur. I sperkasim me kripe, pak rigon, copeza djathi te bardhe dhe pak vaj ulliri. Sipas deshires mund te vendosim edhe disa feta te holla domate per ti dhene me shume shije. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 30 minuta.