Qysh me përgatitë bakllava sipas recetës së gjysheve tona?

nga Argjenda Selmani

Përgatit bakllava edhe kur nuk është festë. Bakllavaja është një nga ëmbëlësirat më të preferuara të shqiptarëve. Atskush nuk e përgatit më mirë se gjyshet e nënat tona. Më poshtë ne po ja u sjellim recetën për bakllavasë.

Megjithatë mos harroni se ajo don shumë përkushtim dhe vigjilencë për tu gatuar. Prandaj bëni kujdes të shtuar në secilin hap. Që nga brumi, shtrirja e saj, pjekja e shërbeti. Shpresojmë të ja dilni me sukses.

Përbërësit për bakllava:

  • 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
  • 1 gotë vaj
  • 1 gotë qumështë
  • lugë të mesme sheqer
  • 1 maje thike kripë
  • Rreth 500 gr miell
  • Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
  • 200 – 300 gr gjalpë
Përbërësit e sherbetit:
  • 2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg
  • 2 kavanoza të mëdha me ujë.

Udhëzimet

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë. Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës). Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste.

Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë. Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Sherbeti i Bakllaves

Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.