Qysh me përgatitë bishtaja të ziera?

nga Argjenda Selmani

Kur është hera e fundit që keni ngrënë bishtaja të ziera? A dini ta përgatisni këtë recetë tradiconale. Ndoshta edhe ju kur mendoni për bishtaja të ziera ju vjen në mendje shija e shtëpisë.

Kjo është një recetë tradicionale e cila ka qenë shumë e pranishme në tryezat tona shqiptare. Nëse nuk dini ta përgatisni, ne po ju prezantojmë recetën e cila fatmirësisht nuk është e komplikuar.

Përbërësit për bishtaja të ziera

  • 1 kg bishtaja të gjelbra
  • 1 gotë supë katroredom
  • 50 gram proshutë
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 qepë
  • 3-4 domate
  • kripë
  • piper.

Përgatitja

Së pari bishtajat lahen mirë. Pastaj atyre u priten majat dhe bishtat. Bishtajat ndahen në disa pjesë të barabarta dhe zihen në supë afro 30 minuta. Pastaj ndarazi fërgohen qepët e prera në rrathë derisa të zverdhen.

Në fund shtohen domatet e qëruara dhe të prera në tetë pjesë për tu fërguar bashkë me qepët. Pastaj kullohen bishtajat dhe duke i përzier u shtohet qepët, proshuta dhe domatet. Në fund kripohen, piperosen dhe shërbehen me mish të pjekur ose pulë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë.

Të mirat shëndetësore nga bishtajat

Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Bishtaja është e pasur në kalium. Nëse vuani nga hipertensioni, përfshirja e bishtajës në dietë ju ndihmon ju të luftoni presionin e lartë të gjakut. Pasi kaliumi i relakson enët e gjakut dhe gjithashtu nxjerr ujë të tepërt në gjak, duke rezultuar në uljen e presionit të gjakut.
Ajo ul nivelet e kolesterolit të keq. Duke qenë e pasur në fibra, bishtaja është ideale për kontrollin e kolesterolit në gjak. Fibrat përthithin molekulat e kolesterolit dhe i nxjerrin nga trupi. Mjekët thotë që mbajtja në nivele të ulta të kolesterolit të keq ul riskun e goditjeve në zemër. Përveç se ulin kolesterolin e keq, fibrat prezente tek bishtajat ndihmojnë gjithashtu në mirëfunksionimin e zorrëve.