Qysh me përgatitë ëmbëlsirë në formë piramide?

nga Argjenda Selmani

A keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirë në formë piramide? Ndoshta ju tingëllon qesharake por një ëmbëlësirë e tillë është shumë e shijshme. Përpos kësaj edhe forma e saj do të ju dal mjaftë e unike.

Për një ëmbëlsirë në formë piramide nuk ju duhet përbërës shumë të rrallë. Megjithatë shija e saj është e jashtzakonshme. Prandaj mos hezitoni ta gatuani dhe ta provoni.

Përbërësit për ëmbëlsirë në formë piramide?
  • 3 vezë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 2 filxhane vaj
  • 2 filxhanë qumësht
  • 1 pecivë
  • 8-10 filxhanë miell
Kremi:
  • 1 litër qumësht
  • 125 gram margarinë
  • 2 filxhanë sheqer
  • 3 lugë kakao
  • 1 puding qokollatë
  • 4 lugë miell

​+

  • 3 filxhanë qumësht
  • 3 lugë kakao
  • 3 filxhanë
  • sheqer
  • 2 lugë miell.

​Përgatitja:

Përziejmë përbërsit, shtojmë miell gradualisht derisa të bëhet një brum i bute që punohet me duar. Brumin e ndajmë ne 21 toptha të vegjël te cilët i zgjasim në formë e shkopinjëve deri në 15 -20cm secilin. Në kallëpin për pjekje shtrijmë leter për pjekje dhe qesim shkopinjtë rradhazi dhe pjekim në 200 gradë për 15-20 minuta.

Ndërkoheë ziejmë kremin. Në një enë qesim pak qumësht të ftohtë, pluhurin e pudingës, kakaon dhe miellin, kurse pjesën tjetër të quemështit e vemë të vlojë me sheqerin. Pasi qumshti të vlojë, shtojmë pudingën e tretur dhe e përziejme derisa të trashet pudinga.

Në një tabak të madh radhisim 4 shkopinjtë, lyejmë me pudingën e cokollatës, pastaj 3 shkopinjtë pastaj pudingë dhe kështu derisa të harxhohet kremi dhe shkopinjtë të mbesin në 1. Pastaj lyejmë me kremin të cilin e kemi bëre duke zier qumështin, miellin, kakaon, dhe sheqerin derisa të trashet duke përzier vazhdimisht që mos të bëhet me kokrriza nga mielli.

Ju bëftë mirë!