Qysh me përgatitë kadaif të shijshëm sipas një recete tradicionale?

nga Argjenda Selmani

Qysh me përgatitë kadaif të shijshëm? Shumë prej nesh jemi rritur me kadaifin si ëmbëlsirë e rregulltë në shtëpitë tona. Ne po ju sjellim një recetë të lehtë se si mund ta përgatisni këtë  recetë të shijshme. Nëse ndiqni këto udhëzime pikë për pikë patjetër se receta juaj do të realizohet me sukses.

Përbërësit për kadaif

  • 300 gr kadaif
  • 5 lugë sheqer
  • 150gr margarinë
  • 150gr arra të grimcuara

Përbërësit për fillin

  • 1L qumësht
  • 3 lugë niseshte
  • 4 lugë miell
  • 1 e verdhë e vezës
  • 200gr ajkë e ëmbël
  • 1 sheqer vanile

Përgatitja: 

Së pari e marrim kadaifin dhe e shpërndajmë në një enë ku mund ta ngrohim në zjarrë. Aty shtojmë edhe pesë lugë sheqer, 150 gram margainë dhe arrat e grimëcuara. Pra, përbërsit e kadaifit i bëjmë bashkë dhe i vendosim të kaverdisen në temperaturë të ulët rreth 30 minuta, deri sa kadaifi të merr një ngjyrë karramele. Kujdes mos e lini të kavërdiset më shumë se që duhet!

Në anën tjetër, për fillin i bëjmë bashkë përbërësit e tij dhe i ziejmë deri sa të trashet masa. Pra vendosim qumështin, niseshten, katër lugë miell, një të vedhë të vezës, ajkën e ëmbël dhe sheqerin e vaniljes. Në tepsi e shtrijmë gjysmën e kadaifit. Pastaj hedhim kremin e përgatitur, pasi të jetë ftohur pak. Pastaj e hedhim edhe gjysmën tjetër. Kadaifin e lëmë të ftohët për dy orë. E servojmë vetëm pasi të jetë ftohur krema. Ju bëftë mirë!