Qysh me përgatitë kifle me djathë apo me mbushje të tjera?

nga Argjenda Selmani

Kifle me djathë, një nga ato gatime që jo vetëm janë të adhurueshme, por të shijojnë në maksimum. Sot ju kemi sjellë recetën e tyre, megjithatë, mund të zgjidhni tua bëni mbushjen edhe me çokollatë apo reçel.

Përbërësit për kifle me djathë:

  • 1 kg miell,
  • 20 gr maja,
  • 1 luge krip,
  • 500 ml qumësht,
  • 100 ml vaj,
  • 500 gr djathë,
  • 125 gr margarinë,
  • 1 luge e vogle Krip,
  • 200 ml ajkë,
  • 2 vezë susam.

Përgatitja:

Ne nje ene hedhim qumeshtin e vaket, shtojme vajin dhe kripen. Pastja hedhim majan dhe shtojme miell gradualisht. Ndersa shtojme miellin e trazojme me kujdes derisa te behet nje brume homgjen dhe i bute. Brumin e mbulojme dhe e leme te pushoje per 20 minuta. Pastaj e marrin brumin brumin dhe e vendosim ne tavolinen e sperkatur me miell. beni nje topth te madh dhe hollojeni ne nje pete te madhe ne forme drejkendshi.

Margarien e shkrire e perziejme me djath dhe i shtojme kripen (nese djathi nuk eshte i kriposur). Me kete perzierje lyejme gjysmen e petes me gjysmen e mbushjes. Pastaj palosim peten, lyejme edhe  gjysmen tjeter te mbushjes dhe e palosim serish. Me pas e presim ne shirita 2-3 cm gjeresi sipas gjatesise qe deshironi per kiflet tuaja.

Secilen nga shiritat e perdredhim duke bere keshtu nje kifle si spirale dhe radhisim ne tepsi te mbuluar me leter per pjekje. Persiper lyjme me ajken e perzier me veze dhe masen e mbushjes (te cilen e ndajme parapraksiht ne 2-3 luge te vogla). Piqeni ne 180 grade per 30-40 minuta dhe sherbejeni te ngrohta. Shoqerojini me leng portokalli ose caj te ngrohte xhinxheri. Ju befte mire!

kifle me djathë