Qysh me përgatitë maskën më efektive për fytyrë të pastërtë?

nga Argjenda Selmani

Ka disa maska që mund t’i apikoni për të mbajtur fytyrë të pastërtë. Shumë prej tyre mund t’i përgatisin edhe vet me përbërës natyral në shtëpi. Mirëpo ka një që u pështatet gjitha llojeve të lëkurës. Kjo është maska që përbëhet vetëm nga mjalta dhe limoni. Përdorimi i saj në mënyrë të duhur do të ju ndihmojë ta mbnani fytyrën të pastër. Ajo do të ju ndihmojë edhe në zbehjen e shenjave nga aknet dhe dëmtimet e tjera që mund t’i keni në fytyrë. 

Përbërësit

Aplikimi

Fërko fytyrën per disa sekonda dhe mbaje në fytyrë për 5 minuta. Pastaj pastroje me ujë të ftohtë. Përdoreni një herë në ditë për një javë dhe pastaj javën e dytë etëm dy herë në javë. Përdorimi i rregulltë i zbutë shenjat nga aknet.

Si ta mirëmbajmë lëkurën?

Çdo lloj lëkure është e ndryshme dhe duhet të kuptoni se çfarë iu përshtatet më mirë. Zgjidhni një që i përshtatet llojit tuaj të lëkurës dhe që nuk shkakton asnjë lloj acarimi. Nëse keni lëkurë tepër të yndyrshme, përdorni një pastrim xhel. Nëse lëkura juaj është e thatë, përdorni një pastrim kremi.

Ndërsa nuk ka një rregull fiks se kur duhet të pastroni fytyrën tuaj, këshillohet që ta bëni atë në mbrëmje. Është gjithmonë e rëndësishme që t’i kushtoni kujdes rutinës tuaj të natës sepse lëkura ka një tendencë të qëndrojë aktive gjatë natës. Gjithashtu duhet të pastroni fytyrën para se të shkoni për të fjetur dhe të vendosni një krem hidratues.