Qysh me përgatitë paragjellë franceze?

nga Argjenda Selmani

Thuhet se kur keni ngrënë një paragjellë franceze keni ngrënë një nga paragjellat më të mira në botë. Kuzhina franceze shquhet për disa gjëra, e paragjella padyshim se është njëra nga to. Mirëpo a e dini se cilët janë përbërësit e një paragjelle franceze? Pse ajo është kaq unike?
Mos u shqetësoni sepse ka ardhur koha t’i mësoni të gjitha këto. Më poshtë ne ju sjellim recetën e paragjellës franceze. Jo shumë e vështirë për tu gatuar dhe shumë e shijshme për t’u provuar. Mos hezitoni ta përgatisni!

Përbërësit për paragjellë franceze

  • 200 gram mish i bardhë
  • 1 gotë bizele të zieera
  • 200 gram proshutë
  • 2-3 karota
  • 200 gram majonezë
  • 3 vezë
  • lëngu i 1 limoni
  • majdanoz
  • kripë.

Përgatitja:

Së pari pastrohet mishi dhe perimet. Pastaj të dyja bashkë zihen vetëm me kripë dhe ujë. Pas zierjes, pasi të kullohen, priten në katrorë të vegjël. Mishit i shtohen bizelet dhe proshuta e prerë imët. Në anën tjetër vezët zihen 10 minuta. Kur të jenë gati priten në 12 rrathë. Pastaj pjesët e mbetura copëtohen imët dhe përzihen me masën e mishit.  Në fund, shtohet lëngu i limonit,kripë, majonezë dhe përzihet. Të gjitha këto padyshim se i japin shije recetës. Kjo paragjellë franceze sipas dëshirës mund zbukurohet me majdanoz.