Qysh me përgatitë pesto?

nga Argjenda Selmani

Salca pesto përdoret gjerësisht në shumë nga kryeveprat e kuzhinës në Evropë dhe Azi. Në secilin prej kuzhinave kombëtar konsiderohet tradicionale.

Në Itali, Spanjë, Gjermani, Francë, recetat e kësaj salce janë  shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Pesto është shumë popullor në Mesdhe dhe ka një ngjyrë jeshile të errët. Kjo për shkak të barishte, në përbërjen e tij. Përveç kësaj, një pjatë klasik nënkupton praninë e vajit të ullirit ekstra të virgjër dhe lloj-lloj djathi.

Më poshtë ne ju prezantojmë një recetë të shijshme për përgatitjen e pestos.

Përbërësit për pesto

  • 2 gota borzilok të freskët
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 1 gotë vaj ulliri
  • piper
  • kripë
  • 100 gram parmezan
  • 2 lugë arra.

Përgatitja

Së pari në blinder vendoset borziloku, hudhra dhe arrat. Pastaj ngadal shtohet vaji i ullirit gradualisht dhe vazhdohet të përzihet derisa të bëhet masa e njëllojtë.  Pastaj shtohet kripë dhe piper sipas shijes. Shtohet parmezani dhe përzihet. Në mënyrë që kjo salcë të bëhet shumë e shishme ne duhet ta përziejmë deri sa të kemi një masë homogjene.

Ku ta përdorim peston?

Mund ta përdorni si përbërës për të mbushur picat së bashku me domatet dhe mocarelën ose me patatet apo perimet e tjera. Shtoni një lugë në supë për ta bërë më të shijshme dhe të aromatizuar. Përdoreni peston në vend të majonezës në sanduiçe me bazë perimesh. 

Një antipastë e shijshme për verë? Piqni peta patëllxhani dhe bëjini role me pesto. Marinojeni mishin me pak këtë salcë para se ta gatuani në grillë apo furrë. E njëjta gjë vlen dhe për gatimet me letër furre. Për t’u dhënë shije patateve që fusni në furrë, përziejini me të. Pestoja shkon shumë me shijen e salmonit apo karkalecat. Ajo është e shkëlqyer për t’i shtuar në sallatat me perime, bishtajore dhe drithëra. Doni të përgatisni spageti me kunguj? Shtoni pesto. Këto janë vetëm disa nga mënyrat!