Qysh me përgatitë picën me pulë?

nga Argjenda Selmani

A e keni provuar ende picën me pulë? Nëse e provoni njëherë patjetër se do ta këkoni sërish. E për ta bërë këtë nuk ka nevojë ta porosisni në restaurante që e kanë specialitet por mund ta përgatisni edhe në shtëpi. Nëse ndiqni recetën tonë jemi të bindur se shija e picës do të jetë e jashtëzakonshme.

Si të ja bëni?

Së pari përgatisni brumin për picë si zakonisht, me miell, krip, maja buke dhe ujë. Kalojeni miellin në sitë dhe hidheni në një enë të gjërë. Shtoni majanë dhe ujin dhe punojeni brumin me dorë. Kalojeni në banak dhe punojeni për 5 minuta deri sa brumi të jetë i butë dhe elastik. Vendoseni topthin e brumit në një enë të të lyer me pak vaj ulliri dhe mbulojeni me pecetë kuzhine. Lëreni në një vend të ngrohtë deri sa brumi të ketë ardhur për një orë.

Ngroheni furrën në 220°C dhe vazhdoni të punoni brumin me grushta për një minutë deri sa bulëzat e ajrit të shpërbëhen. Pastaj për petën përdori ashtu siç rekomandohet gjithmonë, sosin tuaj të preferuar të domatës dhe djathin e preferuar. Pra deri këtu, besojmë se nuk keni asgjë të pa njohur.

Përbërësit për pulën

Merrni gjoksin e pulës pa lëkurë, të prera në copa të holla. Pastaj 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1/4 filxhan përgatitur pesto. Shtoni 1 domate e madhe, e copëtuar dhe 1 filxhan djathë mocarela të copëtuar pjesërisht. Këto fërgoni ne tigan për pak minuta, deri sa të marrin gjendjen gjysmë të fërguara. Pasi të jenë fërguar dhe të jenë gati hidhni mbi petën e picës, sikur herave tjera. Pas pjekjës picën tuaj me pulë është e gatshme për servim.