Qysh me përgatitë pijen që pastron lëkurën?

nga Flogerta Driza

Mirëmbajtja e lëkurës është e rëndësishme për të gjith ne. Mirëpo ndonjëherë kremërat dhe pastrimi i jashtëm nuk e pastron lëkurën. Prandaj ka rëndësi që të kujdesemi e ta pastrojme atë nga brenda.

Dermatologët vazhdimisht thonë se problemet e lëkurës në masën më të madhe burojnë nga organizmi i njeriut. Për këtë arsyje, ne ju rekomandojmë këtë pije për lëkurë të pastër. Një pije që është si detoks për lëkurën tuaj. Mirëpo përpos që pastron lëkurën kjo pije dhe ju freskon. Ja se si përgatitet kjo pije!

Përbërësit:

 2 kivi
7-8 dredhëza
2 gota ujë

Përgatitja

Fillimisht pastroni të gjitha pemët. Pastaj merrni dhe prisni në feta të dy kivit. Pastaj njëjtë veproni me dredhëzat. Kivi përmban shumë të mira laksative, kozmetike dhe terapeutike, i cili njihet veçanërisht për kapacitetin për të ndihmuar në tretje falë përmbajtjes së lartë të fibrave, por përmban edhe shumë kripëra minerale dhe vitamina, sidomos vitaminën C. Përfitimet shëndetësore të dredhzës përfshijnë zgjerimin e funksionit njohës, trajtimin e diabetit, promovimin e funksionit të zemrës, zvogëlon hipertensionin si dhe mirëmban lëkurën

Për ta përgatitur pijen ju busheni një shishe të xhamit me ujë dhe hidhni fruatat e prerë në të. Pijen lëreni të qëndrojë 1-2 orë para përdorimit. Për të parë rezultate ju duhet ta përdorni të paktën dy herë në javë.