Qysh me përgatitë qofte me susam sipas një recete unike?

nga Flogerta Driza

Qofte me susam – duan pak kohë për t’u përgatitur por janë të shijshme dhe të ushqyeshme. Më poshtë po ju sjellim recetën me përbërësit që duhen dhe përgatitjen.

Përbërësit për qofte me susam:

  • 500 g mish të grirë (i përzier)
  • 50 g thërrime buke
  • 50 g djathë
  • një lugë salcë kosi
  • hudhër në granula
  • një lugë çaji mustardë
  • 1 ve, majdanoz
  • erëza
  • piper
  • arrëmyshk
  • 150 g susam
  • gjalpë dhe qepë.

Përgatitja:

qofte me susamMerrni mishin e grirë dhe shtojini vezën, thërrimet e bukës, pluhurin e djathi, salcën e kosit, majdanozin, hudhrat në granula, mustardën, pakëz arrëmyshk, shtoni erëzat dhe në fund piperin. Përziejini mirë të gjitha derisa të fitoni përgatitjen e përshtatshme për formësim. Nëse ka nevojë për pak trashje, shtojini edhe një lugë gjelle miell që të mund të bëni më lehtasi topthat e qofteve.

Përgatitjen ndajeni në katër pjesë, pastaj formoni qoftet dhe me duar hollojini ose nëse dëshironi lërini në formë topi. Rrotullojini në susam dhe vendosni në një tepsi të veshur me letër për pjekje. Megjithatë, mund ta bëni edhe në një mënyrë tjetër. Pasi t’i keni pjekur në tepsi, ashtu si janë të ngrohta hidhini në tasin me susam sa kanë ende lëng.
Në secilën qofte vendosni pakëz gjalpë. Për t’i pjekur në furrë futini në 170 gradë për rreth një orë. Shërbejeni me salcë kosi, në të cilën mund të shtoni pakëz qepë të copëtuar dhe erëza, ose nëse dëshironi bëni një tarator, kos me kastraveca, vaj ulliri, pak kripë dhe hudhra të grira. Kombinim perfekt. Ju bëfshin mirë!