Qysh me përgatitë role me llokum?

nga Flogerta Driza

Qysh me përgatitë role me llokum? Nuk besoj se e keni menduar ndonjëherë këtë pyetje, ama mendoj se duhet të dini si të gatani këtë ëmbëlsirë fantastike. Jo vetëm që është shumë e shijshme, por mund ta shoqëroni me çaj, kafe apo edhe pije të tjëra të ftohta. Ja si përgatitet:

Përbërësit për role me llokum:

  • 500 gram llokum
  • 100 ml ujë
  • 50 gram sheqer
  • 100 gram qokollatë
  • 300 gram arra të bluara
  • sheqer pluhur.

Përgatitja:

Në tenxhere me ujë shtohet sheqeri dhe qokollata e grimcuar. Ena vendoset në zjarrë të ulët dhe përzihet derisa të shkrihen. Shtohen arrat dhe përzihen. Në një enë tjetër përzihet llokumi me sheqer pluhur.

Masa shtypet me duar derisa të bëhet masë homogjene.Vendoset masa në folie dhe rrafshohet, dhe mbi të hidhet kremi i përgaditur nga arrat. Me anë të folies mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer për tu forcuar. Pritet në trashësi prej 1 centimetri.

role me llokum