Qysh me përgatitë smoothie që ndihmon në humbjen e peshës?

nga Argjenda Selmani

Për të humbur peshë duhet të ushqehemi shëndetshëm. Një nga mënyrat më të mira është konsumimi i një smoothie të freskëta të përgatitur vet në shtëpi gjithmonë në mëngjes.

Mirëpo ka shumë rëndësi të dimë t’i kombinojmë elmenetet në mënyrë që pija jonë të mos përmbajë shumë kalori por të ndihmojë në humbjen e peshës. Ne po ju sjellim një recetë të tillë.

Përbërësit për smoothie per humbje peshe

Gjysmë gote boronica të ngrira
2 gota qumësht me 0,2 yndyrë
 2 luge gjelle fara chia
 1 çerek gote drithëra ose tërrshërë

Përdorimi

Nëse doni të humbisni peshë këtë smoothie mund ta konsumoni disa herë në javë si zavendësim të një vakti ushqimor. Rekomandohet për mëngjes. Jo vetëm kjo recetë por në përgjithësi konsumimi i smoothie është shumë i shëndetshëm. Vetëm në një gotë ne mund të kombinojmë shumë vitamina që normalisht nuk i marrim gjatë shujtave. Nëse e kosumoni një smothie duke zëvendësuar me të një piatë të bollshme mëngjesi, ju jeni në rrugë të duhur.

Rezultet në humbje të peshës padyshim se nuk do të mungojnë nëse tregoni kujdes në ushqim. Përpiquni të shmangni stresin dhe mos e mbani mendjen vetëm tek humbja e peshës. Gjithashtu kur vije puna tek humbja e peshës vendoshmëria e juaj luan rol shumë të madh. Nëse e keni ndarë mendjen të humbisni peshë ju patjetër se do ta arrini këtë gjë.